Nata e katërt e spektaklit “Love Story” në TV Klan u shoqërua me debate të forta mes vajzave, teksa çështjet e javës së kaluar u bënë sërish pjesë e diskutimeve në skenë.

Enxhëll ishte një nga vajzat që pati një takim të gjatë me Saimirin, ku u vu re fakti që ajo më shumë diskutoi për prekjet e 33-vjeçarit me konkurrentet e tjera, se sa për veten.

Kjo gjë nuk u prit fare mirë nga shumica e vajzave të kastit, teksa disa prej tyre janë rrëfyer për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Flavia ishte një nga vajzat që u shpreh se Enxhëlli në takimin në pishinë bëri një ndryshim drastik në pamje, duke i’u referuar modelit të flokëve, teksa sipas saj donte t’i binte në sy Saimirit që ai ta ftonte në takim veç në SPA.

“Unë doja ta sqaroja edhe këtu sepse ne kemi familje, kemi të afërm që na shikojnë dhe unë normalisht veten e di shumë mirë si jam, por duke e thënë atë në publik, duhej sqaruar aty ku u nis.

Pse duhet ta cilësonte një gjë të tillë ashtu kur ajo ishte vetë aty, bëri diçka për ta tërhequr atë sepse ajo e ka menduar. E bëri për të tërhequr vëmendjen e atij se për ne nuk e bëri. Sulmi ishte ndaj meje, unë po mbrohem tani.

Enxhëlli do ta shesi veten si një vajzë shumë të mirë por që në veprime bie në kundërshtim me veten”, është shprehur Flavia.

Ndërkohë, Enxhi, e cila u eliminua këtë javë, theksoi se Enxhëll duhet së pari të mësojë kuptimin e fjalës feminist, pasi ajo e përdori gabim në takimin me Saimirin.

“Enxhëlli duhet të mësojë njëherë kuptimin e fjalës feminist, sepse unë jam shumë feministe dhe më mërzit fakti që nuk e di. Uroj që Enxhëlli ta sqarojë, të paktën për veten e saj”, tha Enxhi./tvklan.al