Më 22 shtator, në “Shihemi në Gjyq” u përballën Florenca dhe nëna e saj, Luljeta. Në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, u ngritën pretendime të rënda nga Florenca për ish-bashkëshortin, Ardianin duke thënë se e ka dhunuar. Jo vetëm kaq, por Florenca tha se është akuzuar nga ish-vjehrra se fëmija nuk është i Ardianit, por i kushëririt të tij.

Në atë puntatë, Ardiani mohoi kategorikisht gjithçka dhe deklaroi se djali është i tiji. Siç komunikon Eni Çobani, gjatë telefonatës ai nuk pranoi të ishte pjesë e programit, por pasi e ka parë, ka kërkuar që të takohet me të e më pas ka pranuar që të bëhet pjesë për të thënë të vërtetën e tij.

Në insertin prezantues, Ardiani sërish konfirmon atësinë e fëmijës.

Ardian Beqo: Unë jam Ardian Beqo. E kam parë të gjithë gjyqin që ka pasur akuzat ndaj familjes sime, i kanë sharë të gjithë, për fëmijën. Babai i fëmijës jam unë, Ardian Beqo që ta dinë të gjithë publikisht të gjithë të vërtetën si jam ndarë unë nga Florenca për të gjitha këto që ka akuzuar ndaj meje.

Pasi hyn në studio, Ardiani thotë se ish-bashkëshortja ka ngritur pretendime të gënjeshtërta.

Ardian Beqo: Sot unë kam ardhur për ish-bashkëshorten time, Florencën, që e kam pasur nusen time. Shumë pretendime më ka hedhur ndaj familjes sime. Më ka shkatërruar jetën 10 vjet, tani edhe 5 të tjera që po vazhdojnë nuk më lë të qetë dhe kam ardhur ta dinë i gjithë publiku kush e ka parë gjyqin, kush është babai i fëmijës dhe kush është Ardian Beqo këtu që të gjitha që ka thënë ajo atë ditë, kanë qenë të gjitha gënjeshtra.

Përballë Ardianit nuk vjen Florenca, por ish-vjehrri i tij, Nazifi./tvklan.al