Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo, u shpreh se qeveria teknike është e vetmja rrugë për zgjedhjet e ardhshme. Gjatë emisionit “Opinion” u shpreh se selia blu ka vetëm një plan për këtë çështje. Ajo tha se demokratët nuk do t’i bojkotojnë zgjedhjet dhe qeveria teknike do të arrihet.

Blendi Fevziu: Po nëse nuk bëhet qeveria teknike, se duhet të ketë dy skenarë?

Floriana Garo: Në këtë rast ka vetëm plan A dhe kjo është e vetmja rrugë. Qeveria teknike është e vetmja rrugë.

Blendi Fevziu: Po nëse nuk ka qeveri teknike?

Floriana Garo: Ne nuk do t’i bojkotojmë zgjedhjet, por ne do të bëjmë gjithçka për të arritur qeverinë teknike. Jemi në mosbindje civile, do vazhdojmë me protestat.

Blendi Fevziu: Po nëse ai nuk bindet. Domethënë nëse mosbindja juaj nuk e bind Ramën?

Floriana Garo: Nëse, nëse, nëse! Ne kemi qenë me nëse që në fillim, por me besim dhe me përkushtim do ta arrijmë. Pikëfund, do arrihet!/tvklan.al