Stuhia tropikale Debby u forcua në një uragan të dielën mbrëma dhe vazhdon t’i afrohet bregut perëndimor të Floridës.
Autoritet britanike po paralajmërojnë për përmbytje në shkallë të gjerë në pjesën juglindore të vendit. Debbie është, për momentin është klasifikuar në një uragan të kategorisë 1.
Urdhrat e evakuimit emergjent janë lëshuar për banorët e qarqeve të Floridës. Më shumë se 100,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji në të gjithë Floridën.
Në Aeroporti Ndërkombëtar të Miami të dielën 265 fluturime u anuluan dhe më shumë se 300 fluturime të tjera u vonuan. Shkollat dhe universitetet do të qëndrojnë të mbyllura këtë të hënë.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSandis theksoi rrezikun e lartë kryesisht për pjesën qendrore dhe veriore të shtetit.
Presidenti Joe Biden shpalli një gjendje të jashtëzakonshme në Florida të dielën, duke liruar fonde federale për të ndihmuar autoritetet lokale.
Guvernatorët e Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut gjithashtu shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Në Korrik, uragani Beryl i kategorisë 5 goditi jugun e SHBA-së, duke vrarë tetë njerëz.
Klan News