Një ditë para Bajramit të Madh, në doganën e Morinit kishte fluks kosovarësh në drejtim të brigjeve shqiptare.
Shumë prej tyre thanë se festën fetare do ta kalojnë duke pushuar në det.
Në doganë janë vendosur sportele shtesë me qëllim që radhët të mos pengojnë pushuesit. Policia ngre traun herë pas here për të shmangur qëndrimet e gjata dhe procedura e përshpejtuar ka vijuar që në orët e para të mengjesit.
Më shumë se 10 mijë qytetarë kaluan deri në orën 08:30, kurse fluksi ka vijuar që nga ora 05:00 e mëngjesit. Pas festës së Bajramit, pritet që numri i shqiptarëve të Kosovës të jetë më i lartë. TV KLAN