Më shumë se 20 mijë pushues pritet të vizitojnë këtë verë plazhin e Tales në Lezhë. Fluksi i madh i turistëve prite të sjellë edhe ngarkesa në urgjencat shëndetësore. Për këtë Shkak në zonën e Tales në Lezhës është instaluar nga Ministria e Shëndetësisë edhe një qendër shëndetësore e lëvizshme që do të shërbejë vetëm gjatë sezonit turistik.
Ministrja e Shëndetësisë e pranishme gjatë hapjes së Qendrës tha se kjo synon të bëjë më të sigurt jetën e pushuesve.
“Nisur nga nevoja që ka patur vitin e kaluar dhe kërkesat e vazhdueshme për shkak të frekuentimit të lartë ditor të plazhit të Tales vendosëm hapjen e kësaj qendre verore si dhe vendosjen e një autoambulance fikse në zonën e plazhit. Janë 26 qendra verore që janë në dispozicion të pushuesve 24/7 në zonat turistike, për një sezon turistik të sigurtë”,
tha Manastirliu.
Në zonat turistike më të frekuentuara, janë 17 autoambulanca të stacionuara të pajisura për herë të parë me të gjitha mjetet e nevojshme jetëshpëtuese. Nga ana tjetër kemi përforcuar shërbimin në spitalet pranë zonave turistike dhe i gjithë shërbimi po koordinohet nga urgjenca kombëtare.
Qendra shëndetësore e Tales, sikurse çdo qendër shëndetësore verore është e furnizuar me të gjitha medikamentet bazë për çdo rast urgjence. Përveç qendrave verore, është rritur numri i autoambulancave që janë vendosur në dispozicion të pushuesve këtë vit.
Bregdeti i Tales do ti nënshtrohet edhe procesit te dizensektimit, proces që sipas ministres do të vazhdoje deri në muajin Shtator.
Tv Klan