Lajme Arkiva 2003

Sipas shtypit në krye të fushatës së legalistëve për zgjedhjet vendore do të vihej Leka Zogu i parë. Pas këtyre lajmeve ka reaguar këshilltari politik i mbretit Fluturak Gërmenji.

Gazetarja: Është folur në media që mberti Leka i parë do të udhëheq fushatën e zgjedhjeve. Sa e vërtetë është kjo?

Fluturak Gërmenji: Vërtetë është përhapur një lajm i tillë në media, por faktikisht këtë e dinë më mirë ata që e kanë përhapur. Në emër edhe të mbretit Leka dëshiroj të deklaroj se ai as ka pasur ndërmend  dhe as ka ndërmend të udhëheqë ndonjë fushatë elektorale, përkundrazi ai është takuar me shumë përfaqësues të partive politike, me përfaqësues nga shumë parti politike ashtu sikurse edhe me përfaqësues të kulturës së politikës shqiptare të medias shqiptare dhe me personalitete të tjera që janë aktivisht në jetën politike shqiptare dhe gjithmonë ka bërë thirrje që ne të bashkëpunojmë për një politik kombëtare me interes të integrimit euro-atlantik të Shqipërisë për ta përfaqësuar atë sa më me dinjitet dhe kur dihet që lufta politike është acaruar shumë.

Ky fakt i deklaruar deri më tani nga Gërmenji të bën të mendosh se situata e krijuar në vitin ’97 nuk do të përsëritet kur Leka Zogu I erdhi dhe drejtoi fushatën për referendumin mbi formën e regjimit./tvklan.al