Presidentja e fondacionit “Fëmijët shqiptarë”, Liri Berisha ishte e pranishme në 10 vjetorin e themelimit të institutit jopublik “Numani” në qytetin e Fierit. Në fjalën e saj, zonja Berisha vlerësoi drejtuesit e shkollës në edukimin e fëmijëve dhe në rezultatet e larta që kjo shkollë ka arritur. Po kështu, me ide të zonjës Berisha, duke filluar nga dita e sotme, 5 fëmijët jetimë të familjes Rrucaj nga Levani I Fierit do të përfitojnë falas shkollimin, ushqimin dhe kujdesin shëndetësor.
Liri Berisha: “Në bashkëpunim me fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, në bashkëpunim me drejtorinë tuaj dhe bashkë ju me kolektivin do të ndihmojmë 5 fëmijë jetimë të këtij qyteti, të Levanit që janë pa nënë dhe pa baba. Që jetojnë në kushte ekonomike të vështira. Fondacioni dhe shkolla juaj merr përsipër integrimin e këtyre fëmijëve në shkollë.”
Me rastin e këtij përvjetori, fondacioni “Fëmijët shqiptarë” dhuroi 100 libra për bibliotekën dhe disa biçikleta për nxënësit e dalluar. Ndërkaq, përfaqësuesit e fondacionit dhe drejtues të shkollës zhvilluan vizita në shtëpitë e fëmijëve jetime në fshatin Leva.
“Në këtë shkollë të ketë edhe nxënës të cilët kanë probleme familjare, kanë të sëmura apo fëmijë jetim.”
Ndihma e fondacionit “fëmijët shqiptarë” është një nga ndihmat më të mëdha për fëmijë të cilët tashmë kanë mundësi të shkollohen e të integrohen në jetën sociale./tvklan.al