Trajneri i Milanit, Paulo Fonseca, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë në Champions League ndaj Slovan Bratislava.
Fonseca deklaroi se pret një sfidë të vështirë, por synimi është vetëm fitorja. Ai u ndal edhe te kampionati, ku tha se mbrojtja bëri mirë në barazimin pa gola ndaj Juventusit, ndërsa shtoi se beson ende te fitimi i titullit kampion.
“Pres një ndeshje të vështirë. Ne e dimë rëndësinë që kjo ndeshje ka për Milanin. Duhet ta përballojmë me qëndrimin e duhur. Do futemi në fushë me lojë sulmuese dhe me dëshirën për të fituar.
Kjo do të jetë një sfidë e rëndësishme. Ne kemi mundësinë për të fituar katër ndeshjet e mbetura. Kemi bërë mirë në fazën mbrojtëse ndaj Juventusit. Nëse ne barazojmë ndaj tyre, shihet si humbje, ndërsa të tjerët barazimin ndaj Juves e shikojnë si fitore.
Unë vazhdoj të besoj të fitimi i titullit kampion me Milanin. Megjithatë tani mendojmë vetëm për ndeshjen në Champions ndaj Slovan Bratislava. Ne tani luajmë çdo tre ditë dhe ekziston mundësia për ndryshime. Synimi është vetëm për fitore. Në vendin e Morata-s do të luajë Abraham”, deklaroi Fonseca.
Slovan Bratislava-Milan, do të luhet të martën, duke nisur nga ora 18:45. /tvklan.al