Policia e Kurbinit në kuadrin e operacioneve të “Forcës së Ligjit”, ka proceduar penalisht 11 persona, prej të cilëve 3 janë arrestuar, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, 4 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë janë lënë në “arrest shtëpiak”.
Të proceduarit ( ish – punonjës pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kurbin dhe qytetarë përfitues toke), në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë fallsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave që kanë për detyrë ta leshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe paisur me AMTP- persona të ndryshëm dhe rregjistruar prane Z.V.R.P.P. Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi, certifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.
Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale tё
“Shpërdorimit të detyrës”
“Falsifikimi i dokumenteve”
dhe “
Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati i Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë për shtetasit e poshtëshënuar.
Të arrestuar me masë sigurie “Arrest me burg”
- Arben Sela, 50 vjeç, banues në Kurbin, përfitues toke, për veprat penale “Fallsifikim i dokumentave ‘ kryer në bashkëpunim ” , parashikuar nga nenet 186/3 – 25 të Kodit Penal.
- Ndue Gega, 55 vjeç, banues në Lezhë, me funksion hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin, per veprën penale “Shpërdorim detyre ‘kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.
- Bashkim Lika, 51 vjeç, banues në Kurbin, me funksion Kryetar Fshati në Fushë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 186/3 -25 i Kodit Penal.
Të shpallur në kërkim me masë sigurie “Arrest me burg”
- K.P. 46 vjeç, banues në Mamurras, për veprën penale “Shpërdorim detyre ‘ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 -25 i Kodit Penal.
- H.A. 54 vjeç, lindur në Kurbin dhe banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorim i detyrës’ kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 248 – 25 i Kodit Penal.
Me masë sigurie “Arrest shtëpie”
- Gj.L. 76 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” “Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal.
- O.M. 69 vjeç, banues në Kurbin, me funksion ish – Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, për veprën penale “Fallsifikim i dokumentave’ kryer në bashkëpunim” ” Shpërdorim detyre” ” Pastrim i produkteve të veprës penale” parashikuar nga nenet 186/3, 248-25 dhe 287/1/a/c të Kodit Penal
Gjithashtu , janë referuar materialet për proçedim në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve :
- M.A. , Z.K., B.K. dhe G.SH., të dyshuar për veprat penale “Shpërdorim detyre ” dhe ” Fallsifikim dokumentash” , si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.
Punohet për kapjen e personave në kërkim, si dhe vazhdojnë hetimet për dokumentimin ligjor të personave të tjerë të implikuar.