Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Prania e forcave policore pranë qendrave të votimit, e cila u shndërrua në një objekt diskutimi mes forcave politike në procesin parazgjedhor, duket se nuk ekziston më si problem. Pranë qendrave të votimit ndryshe nga zgjedhjet e kaluara nuk ka forca policore.

Forcat policore janë vendosur në distancë të konsiderueshme nga qendrat e votimit të grumbulluar në gjendje gatishmërie, në njësi të veçanta në të gjithë Tiranën. Për incidente të mundshme, njoftime do të bëhen në bazë të komisariateve. Sipas burimeve nga qendrat e votimit, forcat policore kanë ruajtur bazën materiale të zgjedhjeve gjatë natës dhe janë larguar me hapjen e qendrave të votimit./tvklan.al