Pas përfundimit të javës së 7-të të kampionatit, Federata e Futbollit ka bërë edhe përzgjedhjen e formacionit më të mirë të javës.
Në fakt, janë trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave që kanë dhënë opinionet e tyre pas analizimit të performancës së ekipeve duke vendosur emrat e 11 lojtarëve me paraqitjen më të mirë si dhe trajnerin më të mirë.
Vllaznia dhe Partizani kanë nga 3 lojtarë, Tirana dhe Elbasani nga 2, si dhe 1 Teuta. Në portë është përzgjedhur portieri Razak Abalora i Elbasanit, mbrojtja është e përbërë nga Hadroj i Partizanit, Telushi i Elbasanit, Juric i Vllaznisë dhe Ismajli i Tiranës.
Në repartin e mesfushës janë përzgjedhur Qato i Vllaznisë, Beqja i Teutës dhe Rrapaj i Partizanit. Ndërsa në repartin e avancuar janë Mala i Vllaznisë, Bintsouka i Partizanit dhe Prengaj i Tiranës, që realizoi dy gola në takimin ndaj Skënderbeut.
Trajneri më i mirë i javës së 7-të është përzgjedhur tekniku i Partizanit, Aleksandër Veselinoviç, që mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë ndaj kampionëve në fuqi të Egnatias.
Tv Klan