Forumi ekonomik i Crans Montanës vjen për të katërtin vit radhazi në Tiranë. Organizatorët pohojnë se në këtë forum do të marrin pjesë mëse 250 biznese, gjysma e të cilëve vijnë nga jashtë Shqipërisë. Ilir Zhilla, kryetari i Unionit Të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë thotë, se në kushtet e një krize ekonomike mbarë botërore, mbajtja e këtij forumi konfirmon interesin e investitorëve të huaj për vendin tonë.

Ilir Zhilla:Neve kërkojmë të promovojmë resurset ekonomike shqiptare, të promovojmë reformën shqiptare. Deri dje janë paraqitur rreth 250 pjesëmarrës, 50% të të cilëve nga jashtë Shqipërisë nga vendet e rajonit të Ballkanit, Evropa Perëndimore dhe prurje të reja ka pasur këtë vit sidomos në vendet e Gjirit Persik, nga Katari, Arabia Saudite, Bareni, Kuvajti. Janë të interesuar për energjinë, turizmin.”

Forumi i Crans Montanës do të startojë pasditen e sotme në Tiranë, në prani edhe të kryeministrit Sali Berisha, i cili do të mbajë fjalën e hapjes./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro