Aktorja Beren Saat është vënë në qendër të vëmendjes së kronikave rozë në Turqi, si pasojë e dobësimit që bie lehtë në sy.
Aktroja e njohur në Shqipëri për rolin e Bihterit në serialin “Dashuri e Ndaluar” dhe për rolin e Jamurit në serialin “Hakmarrja” ishte përfolur shumë për dobësimin e saj edhe gjatë verës. Por, tani “Hurriyet” pretendon se ajo është dobësuar edhe më shumë.
Të gjithë pyesin nëse gjithçka është në rregull me shëndetin e aktores që u është nënshtruar edhe trajnimeve për të ngelur shtatzënë.
Para dy netësh, Saat me bashkëshortin e saj këngëtar, Kenan Dogulu, u panë nga gazetarët teksa darkonin sëbashku në një restorant në Stamboll. Pas darkës, ata patën një prononcim të shkurtër për mediat. Dogulu tha se gjithçka ishte në rregull me ta, ndërsa Saat dha informacione edhe lidhur me shëndetin e nënës së saj. “Ajo është shumë mirë. Vijon me kontrollet rutinë”, tha Saat për duke folur më nënën e sëmurë me reumatizëm.
Mirëpo “Hyrriyet” raporton se këmbët e aktores së veshur me minifund të zi tregojnë se ajo është dobësuar edhe më shumë krahasuar me verën./tvklan.al