Lodhen pa fund, punojnë me orare të zgjatura në sheshet e xhirimeve për të realizuar një seri pothuajse çdo javë gjatë sezonit që zakonisht nis në shtator dhe prërfundon në qershor, por edhe fitojnë miliona.

Gazeta “HaberTurk” ka risjellë në vëmendje disa prej aktorëve më të paguar në Turqi. Çmimet që ata marrin rriten me shpejtësi marramendëse falë suksesit të jashtëzakonshëm që serialet turke kanë arritur në mbarë botën.

Në krye të klasifikimit qëndrojnë prej vitesh Kenan Imirzalioglu, Halit Ergenç dhe Kivanç Tatlitug. Ata shpesh ndërrojnë vendet, ndërsa së fundmi mes tyre është futur edhe aktori i dashur i “Fate të Kryqëzuara” Erkan Petekkaya (Xhihani).

Këtë vit në krye me diferencë jo të vogël renditet Imirzalıoglu (Ezeli), i cili në muajin tetor do të nisë një serial të ri. Ai është i fundit që ka nënshkruar kontratën dhe shifrat janë stratosferike.

Mbetet për tu parë se si do të ndryshojë lista deri vitin tjetër. Vlen të theksohet se këto janë pagesat që aktorët përfitojnë vetëm nga serialet, nëse shtohen të ardhurat nga filmat kinematografikë dhe reklamat, shumat rriten ndjeshëm. 

Kenan Imirzalioglu: 67 000 $ në javë (per 1 seri që zgjat rreth 2 orë)

Erkan Petekkaya: 51 000 $ në javë

Halit Ergenç: 40 000 $ në javë

Kıvanç Tatlıtuğ: 40 000$ në javë

Beren Saat: 32 000$ në javë

Ozcan Deniz: 25 000$ në javë

Deniz Çakır: 24 000$ në javë

Burak Ozcevit: 24 000 $ në javë

Cansu Dere: 18 000 $ në javë

/tvklan.al