Lidhja e këngëtarit Murat Dalkılıç dhe aktores turke Hande Erçel ka qenë në qendër të mediave turke gjatë këtyre ditëve. Pritej që këtë vit ata të martoheshin, por gjithçka ka ndryshuar në këtë fillim të vitit 2021 dhe çifti janë ndarë.
Ka qenë Hande Erçel ajo që duket se i ka dhënë fund marrëdhënies së tyre duke hequr çdo lidhje me ish-partnerin e saj.
Gjithçka është konfirmuar në momentin kur aktorja i ka hequr “following” këngëtarit Murat Dalkiliç nga profili i saj i Instagram. Njëkohësisht çdo marrëdhënie biznesi me të është ndërprerë. Si çift ata kishin nisur një projekt për një film të animuar, por duket se Dalkiliç do të jetë i vetëm në film.
Aktorja duket se po përjeton një romancë me aktorin e njohur turk, Kerem Bürsin, njëkohësisht partner i saj në produksionin e fundit. Shumë fansa dhe ish-partneri kanë publikuar disa foto të tyre, por pjesëmarrja e Bursin në specialen e Vitit të Ri në krah të Erçel. /tvklan.al