Dy pemë disa vjeçare janë rrëzuar këtë të enjte në Tiranë.
Njëra prej tyre ra mespërmes rrugës në zonën e ish-Bllokut ,duke zënë poshtë dy automjete të parkuara aty dhe duke bllokuar rrugën.

Pema në zonën e ish-Bllokut
Po gjatë paradites një tjetër pemë u rrëzua në rrugën “Qamil Guranjaku”, prapa Ambasadës Amerikane.
Tvklan.al
përcjell disa foto të pemës së rrëzuar në këtë zonë.
Për heqjen e pemëve ndërhynë punonjësit e Bashkisë së Tiranës.
/tvklan.al