“Francë ka më shumë vlera se sa ky trajner i nxjerr në sipërfaqe”, është shprehur menaxheri Sokol Haxhia pas humbjes së Francës ndaj Spanjës që e largoi nga finalja e Europianit.

Në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, Haxhia ka theksuar rëndësinë e strategjisë së trajnerit të ekipit në rezultatin e ndeshjes.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij Sokol Haxhia është shprehur se “Mbappe tregoi diçka që këto janë lojtar fantazist që kur janë në ditën e tyre të duhur e fitojnë vetë ndeshjen, nuk kanë nevojë për skuadrën.”

Marina Vjollca: Koli çfarë ndodhi pas golit? U zhduk Mbappe!

Sokol Haxhia: Unë doja të thoja diçka tjetër jo përsa i përket Mbappe. Futbolli i sotëm, roli i trajnerit është një rol shumë i rëndësishëm dhe në ecurinë e një skuadre sepse skuadrat në njëfarë mënyre ngaqë sot futbolli është shumë atletikë, shumë skematikë dhe diferencën e bën strategjia që përdor trajneri.

Për mendimin tim Deschamps unë e kam thënë edhe herë të tjera që kjo Francë ka më shumë vlera se sa ky trajner i nxjerr në sipërfaqe. Është një trajner shumë difensivist dhe po ta shohësh ai është trajner që në 12 vite ka fituar vetëm njëherë Kupën e Botës kundër Kroacisë, pra për lojtarët që ai ka pasur… Kurse tregoj Spanja me një trajner anonim që nuk e njihte asnjë është duke bërë një lojë, sepse është strateg. Di ta menaxhoj skuadrën e vet dhe di të përdor një strategji të përpiktë edhe pse ka lojtarë të rinj.

Mbappe për mendimin tim tregoi diçka që këto janë lojtar fantazist që kur janë në ditën e tyre të duhur e fitojnë vetë ndeshjen nuk kanë nevojë për skuadrën, mjafton t’ju japësh topin dhe ai ta shpik golin.

/tvklan.al