Monedha e ditës ishte franga zvicerane që shënoi një rritje të përgjithshme ndaj monedhave kryesore botërore pasi Banka Qendrore e Zvicrës për herë të parë në katër vitet e fundit rriti normat e interesit për frangën duke befasuar dhe tregjet financiare. Menjëherë pas vendimit surprizë për tregjet financiare franga zvcierane shënoi një rritje të menjëhershme ndaj dollarit amerikan dhe monedhës së përbashkët evropiane. Monedha e përbashkët euro u shkëmbye qëndrueshëme ndaj dollarit amerikan duke arritur nivelet 1 euro=1.2 dollarë.
Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare ka humbur pak terren ndaj dollarit amerikan pas vlerësimit të shpejtë ndaj monedhës së gjelbër ditët e fundit. /tvklan.al