Frutat kanë pak kalori dhe janë të pasura me fibra, të cilat mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë. Sidoqoftë, kjo nuk vlen për të gjitha frutat.
Më poshtë janë listuar disa prej frutave më të mira të cilat janë aleati juaj në humbjen e peshës.
Pjepër-Është i pasur me vitamina dhe përmban pak kalori.
Luleshtrydhe-Ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe përmbajtje të ulët karbohidratesh.
Ananasi-Është një burim i mirë i shumë ushqyes, përfshirë nivele të larta të vitaminës C, manganit, bakrit dhe acidit folik.
Banane-Një banane ka më pak se 100 kalori. Ky është një frut që mund ta hani (jo shpesh) pasi ju bën të ndiheni të ngopur. /tvklan.al