Shkencëtarët e Koresë së Jugut kanë shpikur një robot të lehtë që mund të vishet nga personat praplegjikë dhe u mundëson të ecin, shmangin pengesat dhe ngjisin shkallët.
Exoskeleton Laboratory nga Korea Advanced Institute of Science and Technology (KAIST) është shprehur se qëllimi ishte krijimi i një roboti që mund të përfshihet pa problem në jetën e përditshme të individëve me aftësi të veçanta.
Kim Seung-hwan, i cili është pjesë e ekipit dhe paraplegjik, demonstroi prototipin që e ndihmoi të ecte me një shpejtësi prej 3.2 km/h, të ngjiste shkallët dhe të ecte anash që më pas të ulej mbi një stol.
“Mund të afrohet kudo që jam unë, edhe kur jam i ulur në një karrige me rrota dhe kur e vesh, më ndihmon të qëndroj në këmbë që është një nga veçoritë më të dallueshme”.
Ekzoskeleti i quajtur WalkON Suit F1, është i përbërë nga një përizerje alumini dhe titani që e bën të peshojë 50 kg si dhe funksionon në sajë të 12 motorëve elektronikë që imitojnë lëvizjet e kyçeve të njeriut kur ecën.
Park Jeong-su, një tjetër anëtar i KAIST tha se u frymëzua nga filmi “Iron Man”. “Pasi pashë ‘Iron Man’, mendova se do të isshte fantastike nëse do t’i ndihmoja njerëzit në realitet me një robot”.
Për të ndihmuar ekuilibrin e përdoruesit, roboti ka sensorë në shputa dhe trungun e trupit që monitorojnë 1000 sinjale në sekondë dhe u paraprijnë lëvizjeve të personit që e mban.
Kamerat në pjesën e përparme funksionojnë si sy që analizojnë mjedisin rrethues, identifikojnë lartësinë e shkallëve dhe dallojnë objektet duke kompensuar mungesën e ndjesisë te paraplegjikët./tvklan.al