Federata Shqiptare e Futbollit, ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë.
Nën organizimin e FSHF-së, ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment historik për futbollin shqiptar dhe vetë vendin tonë. Kjo do të jetë hera e parë, që Shqipëria pret një event të një rëndësie kaq të madhe, sa i përket mbledhjeve të UEFA-s.
Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës.
Kjo u bë e ditur këtë të martë, në mbledhjen që Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, mbajti në Pragë të Çekisë. /tvklan.al