Federata Shqiptare e Futbollit përfitoi 9 milionë e 750 mijë euro nga ky Europian. Kjo është shuma që UEFA do të kalojë për paraqitjen e Shqipërisë në Euro 2024.
Në fakt 9 milionë e 250 mijë Euro ishte bonusi për arritjen e kualifikimit në fazën e grupeve të këtij turneu.
Në krahasim me kampionatin e 2016 është shtuar shpërblimi për pjesëmarrje me 1 milion e 250 mijë.
Kuqezinjtë përfitojnë edhe 500 mijë Euro nga barazimi me Kroacinë. Në këtë fazë fitorja vlerësohej me 1 milion dhe nëse shkoje në turin e 1/8 shtohej edhe 1 milion e gjysmë Euro.
Shpërblimet rriten me kalimin e fazave dhe skuadra kampione mund të marrë deri në rreth 28 milion Euro. Shifra totale që do të shpërndahet nga UEFA është mbi 330 milion Euro.
Tv Klan