Në 20-vjetorin e bashkëpunimit që përkon edhe me përfaqësimin e Kombëtares në finalet e Europianit, “Uji i ftohtë Tepelene” rinovon kontratën e mbështetjes me Federatën Shqiptare të Futbollit. Që prej asaj kohe, besimi i ndërsjelltë vetëm është forcuar, pavarësisht rezultateve që ka patur përfaqësuesja shqiptare.
Armand Duka: Pavarësisht se futbolli ka ulje dhe ngritjet e veta, ka rezultate pozitive, negative, por Tepelena ka qenë gjithmonë. Unë ju falenderoj për bashkëpunimin e deritanishëm dhe t’i garantoj në emër të Federatës së Futbollit – “Ujin Tepelena” se ne do të vijojmë të jemi seriozë si deri më tani.
Ndërsa Luca Busi, CEO i “Uji i ftohtë Tepelene”, shpreh se në ky bashkëpunim është më shumë ndjenjë sesa biznes.
Luca Busi: Me Shqipërinë na lidh historia, burimi i ujit Tepelenë, cilësia, dhe kjo na ka bërë që ndjenja jonë kundrejt Kombëtares të jetë e fortë, të jetë 100% shqiptare.
Në rinovimin e bashkëpunimit për 3 vitet e ardhshme, kompania ka menduar të prodhojë një edicion të limituar të shishes së ujit.
Luca Busi: Si sipërmarrës kemi besuar tek Shqipëria që 30 vite më parë. Tashmë besojmë edhe më shumë. Për këtë arsye, kemi krijuar këtë shishe në edicion të limituar, ku në etiketë shfaqen firmat e të gjithë futbollistëve, duke dashur të jemi edhe më pranë Kombëtares.
“Uji i ftohtë Tepelene” do të shoqërojë Kombëtaren në grumbullimin e Austrisë si dhe në të gjithë qëndrimin e skuadrës në finalet e Gjermanisë.
Tv Klan