Qytetarët e Tiranës, përfshi edhe ata të zonave rurale, nuk duhet të presin më në radhë apo të marrin rrugë të gjata për të marrë një dokument. Jo vetëm kaq por dokumentet, përfshi certifikatat apo vërtetime të ndryshme, mund t’i marrin në çdo orë dhe kohë. Kjo falë mundësisë që ofron shërbimi e-kioskë që tashmë është shtrirë në 10 njësi administrative, ndërsa po punohet që të vendoset edhe në njësitë e tjera. Si të ishin para një bankomati, çdo qytetar, në fare pak kohë nëpërmjet shërbimit e-kioskë mund të marrë shërbime që nëse do mbante radhë nëpër sportele do t’i duhet të harxhonte orë të tëra. Në total e-kioskë ofron deri më tani afro 50 shërbime të ndryshme, duke nisur nga certifikatat, lejet apo edhe aplikimet e ndryshme.
Qytetari mund ta përdorë shërbimin e-kioskë duke u identifikuar përmes skanimit të letërnjoftimit nga pajisja përkatëse. Më pas ai zgjedh shërbimin që kërkon dhe e-kioska printon dokumentin. Në funksion të informimit të qytetarëve mbi informacionet/shërbimet që ofron sistemi e-kioskë është krijuar gjithashtu faqja web, e cila mund të aksesohet përmes adresës: https://ekioska.al/.
Më poshtë, gjeni listën e shërbimeve që ofrohen nëpërmjet e-kiosk:
Leje për zënie hapësire publike për Hapësira Reklamuese (City Lights)
Leje për zënie hapësire publike për ekspozimin e mallrave jashtë njësisë së tregtimit
Leje për zhvillim aktiviteti promovues, artistik, kulturor, manifestimi politik etj
Leje për zhvillim panairi në hapësirat publike
Leje për zënie hapësire publike nga aktivitetet restorative dhe/ose rekreative
Leje për zhvillimin e aktiviteteve ambulatore në hapësirat publike, tregjet
Hyrje-Dalje për mjetet e subjekteve që kryejnë aktivitete tregtare
Informacion mbi fazën e parë të aplikimit
Formulari i Strehimit
Njoftimi publik, Të ardhurat minimum dhe maksimum të përtuesve potencial
Informacion mbi fazën e dytë të aplikimit
Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga individët apo familjet që kanë kaluar fazën e parë të aplikimit
Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Fizik
Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Dytë, Fizik
Licencë për transport të udhëtarëve me Taksi 4+1 dhe 8+1, Faza e Parë, Juridik
Licencë për transport të udhëtarëve me taksi 4+1 Dhe 8+1, Faza e Dytë, Juridik
Ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Parë, Fizik/Juridik
Për ndryshimin e automjetit taksi, Faza e Dytë, Fizik/Juridik
Licencë për shërbime të rregullta të specializuara
Përzgjidhni një prej tyre dhe shkarkoni formularin e aplikimit.
Për autorizim qarkullimi brenda unazës së qytetit
Pajisjen me autorizim për parkim në vendet e rezervuara për invalid
Pajisjen me autorizim për parkim nga invalidët në parkimet publike
Rinovimi i licencës për transportin e udhëtarëve me taksi 4+1 dhe 8+1, Fizik/Juridik
Ndryshimin e mjetit të certifikuar me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik
Ndryshimin e mjetit të certifikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik
Rinovimi i licencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik
Rinovimi i licencës për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik
Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik
Shtimin e mjetit për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Juridik
Pajisjen me/Rinovim certifikate për transport mallrash brenda vendit për llogari të vet, Juridik
Pajisjen me licencë për agjenci transporti të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi zik, Juridik
Pajisjen me licencë/certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik
Pajisen me licencë/certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Fizik/Juridik
Pajisjen me dublikatë licencë/ certifikatë/leje/autorizim, Fizik/Juridik
Certifikatë për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit
Pajisjen me licensë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve – Rinovim
Pajisjen me licencë për agjenci të transportit të udhëtarëve brenda vendit dhe taksi – Rinovim,Fizik/Juridik
Pajisjen me/rinovim licence dhe certifikatë për transport malli për të tretë dhe me qira brendavendit, Fizik/Juridik
Pajisjen me licencë për agjenci transporti ndërkombëtar të udhëtarëve
Pajisjen me licencë/certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Faza e Dytë, Juridik
Pajisjen me licencë/certifikatë për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt rrethqytetëse, Faza e Dytë, Juridik
Formulari Tip i autodeklarimit
Për ndryshim mjeti të certifikuar për transport udhëtarësh për llogari të vet brenda vendit
Për ndryshimin e mjetit të certifikuar, me një mjet të ri, ose shtimin e mjeteve për transport të mallrave për të tretë dhe me qira brenda vendit, Fizik/Juridik
Për ndryshimin e mjetit të certifikuar, me një mjet të ri për transportin e udhëtarëve në linjë të rregullt qytetëse, Juridik
Të gjithë subjektet, prej këtu mund të pajisen me vërtetimin e detyrimeve te prapambetura, dokument ky që lëshohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tarifave dhe Taksave Vendore.
/tvklan.al