Zonave bregdetare po iu kushtohet një vëmendje maksimale për furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike. Kështu ka deklaruar zëdhënësja e ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës sipas së cilës KESH ka siguruar prokurimin e energjisë edhe për pjesën tjetër të vitit.
Por ndërkaq vihet re një rritje e konsumit të energjisë e cila po shoqërohet me kufizimet e furnizimit në mjaft zona të vendit.
Iva Tiço: “Rritja e menjëhershme konsumit si rezultat i temperaturave të larta që ka shkaktuar dhe defekte në nënstacione e linja të ndryshme në zona të ndryshme të vendit si dhe disa remonte të detyruara të linjave të tensionit të lartë kanë sjellë kufizime të pjesshme.”
Zëdhënësja e ministrisë së ekonomisë informoi dhe mbi ecurinë e procesit të privatizimit të operatorit të sistemit shpërndarjes. Aktualisht të 4 kompanitë e para kualifikuara po vijojnë punën për të paraqitur brenda ditëve të para të shtatorit ofertat për privatizimin e këtij sektori./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro