Energjia elektrike nuk do të mungojë këtë dimër, të paktën kështu shprehen drejtues të sektorit të energjisë në KESH. Ndonëse situata hidrike është përmisuar me vetëm 9 % krahasuar me 2007, kur edhe pllakosi thatësia e madhe, prodhimi i energjisë është rritur këtë vit me 30%.
Krahas shtimit të prodhimit menaxhimi është një tjetër arsye që sipas drejtuesve të korporatës do të eliminojë kufizimet.
Muharrem Stoku: “Ne jemi në kushtet e parashikuara do me thënë të prurjeve dhe të nivelit në Fierzë. Mendojmë që me masat që ka marrë KESH-i me kontratat e garantuara dhe të siguruara deri tashëm dhe më një prodhim të planifikuar normal, do me thënë i llogaritur mirë. Mendojmë që nuk do të kemi më probleme me furnizimin me energji elektrike për 3 muajt e ardhshëm. Ky vit ka rezultuar pozitiv për ne, kemi shkëmbyer jo sasira të mëdha shumë, por kemi shkëmbyer. Ku rezultati ka qenë pozitiv për ne, rreth 20 milion kolovat/orë. Brenda 2 muajve kemi përfituar më shumë se sa kemi dhënë, që do të thotë afërsisht 1.6 milion euro.”
Sipas drejtuesve të korporatës, nëse do të ketë ndërprerje të energjisë kjo nuk do të jetë si pasojë e mungesës së saj, por i problemeve në rrjet./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro