Ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha, është takuar me banorë të  komunave Gjyral dhe Shalës. Kryediplomati shqiptar ka premtuar në këto takime pesëfishim të subvencioneve për fermerët.

Lulzim Basha: “Subvencionet e drejtpërdrejta për të gjitha projektet nga ulliri te vreshtaria, nga drithërat te blegtoria do të marrin vetëm nga qeveria shqiptare 5 herë më shumë fonde se në periudhën 2007-2009. Për tre investime konkrete që nuk do të jenë të vetmet, për rrugën Shalës-Kutalli, për rrugën Shalës-Nazaret dhe për rikonstruksionet e ujësjellësit Cërrik-Shalës.

Në këtë takim me banorë të Shalësit, Basha ka folur për projekte konkrete të cilat kanë hyrë në rrugën  e realizimit.

Ceka: Prioriteti ynë, punësimi i rinisë

Kreu aleancist Neritan Ceka ka qenë në qytetin e Elbasanit ku është takuar me përfaqësues të forumit rinor. Ceka tha se prioriteti i Aleancës Demokratike është shkollimi dhe punësimi i rinisë në vend.

Neritan Ceka: “Përfaqësues të rinisë së Elbasanit, dalë nga universitetet, kthyer nga emigracioni që presin një ndryshim për të ardhmen dhe ndryshimi është projekti për të favorizuar rininë, për hapjen e bizneseve veçanërisht me lehtësimin e viteve të para, me mos pagim të taksave edhe me kredi të buta.”

Meksi: Mos kini frikë nga alternativa e ndryshimit

Kryetari i Polit të lirisë, Aleksandër Meksi i ka bërë thirrje elektoratit të mos ketë frikë të votojë një alternative të ndryshme nga ajo që ofrojnë dy partitë e mëdha, të cilat sipas tij, e përdorin pushtetin për përfitime vetjake dhe për familjarët e tyre.

Aleksandër Meksi: “Mos kini frikë se nuk vjen përparimi në qoftë se do të keni frikë, në qoftë së votën tuaj e të gjithë tjerëve që mendojnë si ju e hidhni për një alternativë të ndryshme nga ajo që na kanë ofruar këto dy parti. Ku kërkojnë të sundojnë vetë, me familjen e tyre, me farefisin e tyre, me bashkë… e tyre dhe me ata që kanë klientë në punë të pista, sepse korrupsioni në tërë botën quhet e pistë.”

Lesi kërkon votat e Lezhës

Kryetari i Lidhjes Demokristiane Shqiptare, Nikoll Lesi ka kërkuar votën për partinë e tij nga fshati Tresh i Lezhës. Lesi i bëri thirrje elektoratit të mendohet mirë përpara se të hedhë votën, pasi siç tha ai, vota duhet të shkojë për ata kandidatë që do të përfaqësojnë me dinjitet elektoratin e tyre.

Nikoll Lesi: “Ju keni në dorë që të përzgjidhni cilët deputet do të jenë në parlament, sepse në parlament vijnë deputet të paaftë, por edhe deputet të aftë. Deputet kurajozë që flasin, por edhe deputet mafiozë. Deputet që nuk flasin një herë në 4 vite, por deputet të cilët kanë shpirt dhe pasion dhe forcë për të punuar në këtë vend.”

Xhuveli: Premtimet tona kanë sjellë ndryshime

Kryetari i partisë Agrare Ambientaliste, Lufter Xhuveli zhvilloi një takim elektoral në bashkinë e Kamzës ku prezantoi kandidatin për deputet të kësaj force politike, Sajmir Hoxha. Xhuveli tha premtimet e partisë së tij janë materializuar në transformime rrënjësore.

Kryetari i partisë së Ballit Kombëtar demokrat zhvilloi një takim me të rinjtë e forumit rinor të kësaj partie.  Roshi u bëri thirrje simpatizantëve të tij të votojnë numrin 8 në zgjedhjet e qershorit.

Lufter Xhuveli: “PAA do jetë një forcë e cila do kontribuojë në mënyrë vendimtare në fitoren e koalicionit tonë në 28 qershor. Me votën tonë të përmirësojmë jetën tonë, të krijojmë kushte dhe nga ana tjerr të sigurojmë fitoren e koalicionit dhe të rrisim peshën e përfaqësimit të PAA kudo, sepse është një parti e cila ka kontribuar vazhdimisht në mënyrë të veçantë në këto 4 vjet për stabilizimin e qeverisjes në Shqipëri.” …/tvklan.al