Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Republikane zoti Fatmir Mediu i shoqëruar nga kryesia e kësaj partie ndodhej mes elektoratit tropojan për prezantimin e kandidatit të përbashkët të Partisë Demokratike plus Partisë Republikane për Bashkinë e Bajram Currit.

Zoti Mediu theksoi në këtë takim se Partia Republikane është kështu për t’u dhënë këtyre qeveritarëve lajmin se ne nuk mund të pranojmë të rrimë të heshtur dhe të tulatur.

Përball forcës së krimit dhe korrupsionit, përballë mjerimit sepse koha e qeverisjes vendore dhe qendrore e socialistëve ka shkuar. Është koha për ndryshime në Shqipëri.

Fatmir Mediu: Dy ditë më parë në parlamentin shqiptar, kryetari i parlamentit evropian theksoi se Shqipëria ka një imazh shumë të keq në Evropë dhe në të gjithë botën dhe kjo për shkak të krimeve dhe korrupsionit, për shkak të trafiqeve të qeverisë.

Pranë fushës së aviacionit në bashkinë numër 7, kryetari i Partisë Demokratike të reformuar Pollo, kandidati për bashkinë Çollaku dhe kandidati për minibashkinë Edi Sula, zhvilluan një takim me zgjedhësit.

Me gjithë shiun që binte banorët studentë ishin mbledhur në përkrahje të kandidatëve reformator. Në mënyrë të veçantë u mirëprit manifesti i Partisë Demokrate të reformuar për pushtetin vendor. Ky dokument përmban politikat e kësaj partie për bashkitë dhe komunat.

Kreshnik Çollaku: Vetëm duke u favorizuar biznesi i vogël dhe i mesëm, duke ju çliruar nga ato taksa që ju mbysin, duke i ulur, por nuk ju gënjejmë kur ju themi që mund ti zhdukim ato. Sepse ne kemi nevojë edhe për mjekun edhe për policin.

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Prof.Dr. Paskal Milo dje zhvilloi takime për të prezantuar kandidatët e tij në komunën e Kërrabës dhe në njësinë zgjedhore numër 8 në kryeqytet.

Milo theksoi se zgjedhjet që zhvillohen në 12 tetor do të ofrojnë surpriza për politikën shqiptare. Partia Demokracia Sociale do të zërë vendin e merituar në renditjen sipas rezultateve.

Surpriza e rezultateve të saj  mbështetet te popullarizimi i madh që na ka karakterizuar në të gjithë Shqipërinë.

Paskal Milo:Demokracia Sociale kërkon ta thotë fjalën e vet edhe në Tiranë.

Pas prezantimit të kandidatit të Bashkisë së Patosit, veprimtaritë elektorale të kryetarit të partisë Socialdemokrate Skënder Gjinushi, gjithnjë u përqendruan në rrethin e Lushnjes dhe Kuçocës.

Në fjalën përpara anëtarëve dhe simpatizantëve socialdemokrat zoti Gjinushi vuri në dukje vlerat e Partisë Socialdemokrate  për forcimin e institucioneve demokratike, politike dhe qeverisëse.

Kryetari socialdemokrat u kërkoi të pranishmëve të votojnë për Partinë Socialdemokrate dhe kandidatin e saj për kryetar të bashkive, komunave dhe këshilltarët socialdemokrat.

Skënder Gjinushi: Vota për PSD do të jetë një votë për përmirësimin e pushtetit të së majtës, për forcimin e këtij pushteti, për vazhdimin e qeverisjes për rezultate akoma më konkrete./tvklan.al