Aventura historike e Gjeorgjisë në Euro 2024, u festua me shumë entuziazëm në rrugët e Tbilisit, ku autobusi i hapur parakaloi me të gjithë lojtarët pjesëmarrës në turneun e mbajtur në Gjermani.

Rrugëtimi u mbyll në Sheshin e Lirisë ku dhjetëra-mijëra persona brohoritën për yjet e përfaqësueses që në debutimin e patur në Europian kaluan me sukses fazën e grupeve, ku treguan një futboll të bukur.

Të gjithë anëtarët e ekipit gjeorgjian u nderuan me urdhër nderi nga autoritetet që ishin të pranishëm edhe në këtë pritje. Për përfaqësuesen e Gjeorgjisë nuk munguan edhe shpërblimet për rezultatet.

Ish-kryeministri Ivanishvili, i cili është edhe një bizmesmen i fuqishëm në këtë vend dha 10 milion Euro pas fitores me Portugalinë që solli edhe kalimin e fazës së grupeve.

Gjeorgjia do të jetë kundërshtare e Shqipërisë në Ligën e Kombeve që do të nisë ndeshjet në Shtator.

Tv Klan `