Janari është periudha ku ekipet përforcohen me lojtarë për shkak të dëmtimeve apo për të përmirësuar organikën. Por në këtë hapësirë mund të nisin edhe bisedimet me lojtarë, të cilët u përfundon marrëveshja me ekipin në 30 Qershor.

Gazeta franceze “L’Equipe” ka ndërtuar formacionin ideal që është në fund të kontratës. Në portë është Neuer, i cili edhe pse përflitet se mund të qëndrojë te Bayern edhe nuk ka hedhur firmën për rinovim.

Në mbrojtjen me katër janë Alexander-Arnold, Tah, Van Dijk e Davies. Në qendër të mesfushës Kimmich e De Bruyne, ndërsa në krahë Salah e Son.

Pas sulmuesit kryesor Ronaldo është Neymar. Të dy luajnë në Arabinë Saudite. Në total, duke iu referuar faqes së specializuar “Transfermarkt.com”, kjo 11-she vlen gati 400 milionë Euro.

Tv Klan