Java e 17-të e Superligës shqiptare ndryshoi shumë pozicione në renditjen e përgjithshme. Shtatë gola u shënuan në 5 ndeshje, me një mesatare prej 1.4 realizime për çdo 90 minutësh. Partizani humbi kreun pas asaj humbje ndaj Bylisit, me ballshiotët që përpos se zbritën në vendin e dytë të kuqtë, lanë momentalisht vendin e fundit të renditjes.

Një sukses që i faturohet teknikut, Nevil Dede, i zgjedhur edhe si trajneri më i mirë i javës së 17-të në elitën e futbollit tonë. Alex Peralta në mbrojtje, Arli Përgjoni në mesin e fushës dhe Mario Gjata në sulm përfaqësojnë Bylisin në formacionin ideal, me skuadrën e teknikut Dede që është edhe skuadra më e përfaqësuar në këtë 11-she.

Në një skemë tipike 4-3-3, në portë ka marrë shumicën e propozimeve Edmir Sali i Dinamos, ndërsa reparti i mbrojtjes plotësohet nga Frederic Veseli (Dinamo City), Mahamadou Dembélé (KF Tirana), Antonio Marku (KF Teuta).

Në mesfushë janë vendosur tre lojtarët, ku së bashku me Përgjonin e Bylisit pozicionohen dyshja e Egnatias, Regi Lushkja dhe Albano Aleksi. Shokë reparti me Gjatën, janë si sulmues i majtë Mehdi Çoba i Vllaznisë dhe sulmues i djathtë Ledio Tresa i Laçit.

Klan News