Greku u përfshi në një moment të papëlqyeshëm ndërsa po bënte setin fotografik për klbuin e ri SharjahFC
Kostas Manolas u gjend në një situatë të vështirë gjatë një seti fotografik për klubin e tij të ri të Sharjah FC.
Klubi nga Emiratet e Bashkuara Arabe firmosi me Manolasin një kontratë dy vjeçare vetëm pak ditë pasi siguruan edhe shërbimet e Miralem Pjaniçit, i cili e përfundoi kontratën e tij me Barcelonën. Blerje tjetër e klubit është edhe Pako Alkaser.
Synimi i klubit të Sharjah ishte që ta prezantonte 31-vjeçain si një perëndi Greke e për këtë arsye vendosi që me futbollistin të qëndronte afër edhe një luan.
Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç ishte menduar.
Kafsha u hodh drejt tij dhe Manolas u tremb, e me shpejtësi u fut në zonën e sigurisë.
Ky moment u postua në video, e solli reagimet e fansave, që e quajtën situatën mjaft komike, e nuk i kursyen thumbat për mbrojtësin.
Përgjegjësit e setit fotografik e kishin lidhur luanin me zinxhir, e prapë kjo nuk e bindi Manolasin, që vendosi për siguri të zhvendosej edhe më tutje kafshës.
Manolas do të paguhet 4 milionë Paund në dy vitet e ardhshme te skuadra e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Aventura e tij me klubin e Olimpiakosit përfundoi shpejt, ndërsa ai u bë pjesë e ekipit grek vetëm në muajin Janar.
Klan News