Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës, pasi qytetari Dodë Prendi ka një problem. Ai është pensionist dhe i vetëm në certifikatën familjare, por sërish është taksuar nga bashkia për pastrim-gjelbërimin. Sipas një udhëzimi të qeverisë, kjo kategori përjashtohet nga taksa e pastrim-gjelbërimit.
Në faturën e ujit, Dodës i janë ngarkuar këto pagesa për muajt Tetor-Nëntor 2024 me vlerë 23 mijë Lekë. Në këto kushte Doda interesohet tek UKD, ku e përcjellin në bashki. Atje i premtojnë zgjidhje, por Dodës i faturohet sërish ky detyrim.
“Unë kam që në vitin 2007 jam banor i qytetit të Durrësit. Kam dy muaj që paguaj detyrimet, gjelbërim, taksë shtëpie, të gjitha gjërat në kohën kur unë jam pensionist me bashkëshorten time. Kam dalë në pension që në vitin 1995 me 60%. Unë ika muajin e parë bashkë me certifikatën familjare, u interesova tek ujësjellësi më thanë e ka bashkia. Mora certifikatën familjare, librezën e ujësjellësit dhe shkova tek bashkia. Bashkia më tha ‘nuk ke për të paguar muajin tjetër’. Por, në Nëntor e pagova përsëri, ma kaluar përsëri. Pagova afërisht tek 23 mijë lekë. Unë ju thirrja që tani e mbrapa të mos më kalohet më taksa. Meqë i kam të gjitha dokumentet e rregullta të më kthehen ato që më kanë mbajtur, por nuk kthehen më ato”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.
Punonjësi i UKD, Marjus Manasterliu thotë se ujësjellësit i vjen lista e gatshme nga bashkia.
Marjus Manasterliu: Për sa i përket personit, qytetarit Dodë Prendi, i cili është abonenti jonë rezulton që në 2 muajt e fundit, Tetor dhe Nëntor të 2024 pagesa normale që bëhet në fund të muajit është bashkë me taksat e bashkisë, taksat lokale që janë për qytetarin. Tani për këtë problematikë që ju shprehni duhet të shpjegojmë paraprakisht që shoqëria rajonale Ujësjellës Kanalizime në këtë rast luan rolin e agjentit tatimor që do të thotë ne pasi i japim listën bashkë me të gjithë abonentët aktivë është Bashkia e Durrësit institucioni përgjegjës që na jep ne të gjithë listën se cilët nga këta abonentë do të kenë taksën vendore për. Në këtë rast meqë personi është pensionit dhe pretendon se nuk duhet të jetë objekt i këtyre taksave vendore, vetë abonenti duhet të shkojë pranë institucionit përkatës, mbase tek zyra e taksave lokale në Bashkisë e Durrësit të bëjë një aplikim me dokumentacionin që ai ka dhe në vazhdim pas marrjen në dorëzim të aplikimit nga Bashkia e Durrësit besoj që në muajin që vjen në listën që na vjen si agjentë tatimorë të mos vijë emri i zotërisë në fjalë.
Gazetarja: Si do i bëhet kompensimi?
Marjus Manasterliu: Të sjellin një shkresë që ne më pas të marrim masat.
Bashkë me Dodë Prendin shkojmë në bashkinë e Durrësit dhe takojmë drejtorin e zyrës sëtaksave dhe tarifave vendore, Roland Isaku. Ky i fundit tha se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, që do të zgjidhet dhe qytetarit do t’i kthehen paratë.
Roland Isaku: Zotëria ka që në vitin 2017 që është vetëm nga përbërja familjare, por grupi i punës kur ka kryer procedurën e ngarkesës me taksa të abonentëve të cilët akoma nuk ishin ngarkuar për citin 2024 nuk ka pasur informacion që zotëria është vetëm dhe gabimisht e ka ngarkuar me taksa. Po themi që është gabim njerëzor. Për muajin Dhjetor zotëria nuk ka për të pasur taksa fare.
Gazetarja: Si do të kompensohet për muajt që ka paguar?
Roland Isaku: Sillini një shkresë zyrtare ujësjellësit që për këto dy muaj që është faturuar zotëria t‘i hiqet taksa./tvklan.al