“Që prej 2021 Galeria Kombëtare vijon të jetë e mbyllur, ndërsa punimet vijojnë ende. Deri më tani janë kryer 36% e punimeve, ndërsa krahas godinës fillestare është shtuar edhe një godinë simotër”, raporton gazetarja Anisa Krraba.
Më këtë godinë të re shtohet me 4000 m2 hapësira e vënë në dispozicion të artit pamor.
Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Ka mbaruar faza e rikonstruksionit dhe pastaj fillon faza e rifiniturës. Është një fazë pak më e gjatë sepse përfshin edhe pjesën teknologjike brenda. Pjesa mbrapme e godinës kryesore, është vendosur pjesa e shtesës.
Projekti i Glerisë Kombëtare të Arteve, duhej të ishte dorëzuar në fund të vitit të kaluar. Megjithatë gjatë 2023 një rikonceptim i projketit, për përforcim të Godinës dhe strukturës solli vonesën e punimeve.
Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Kemi pasur një problem sa i përket hapjes së gropës me objektin. Ka pasur probleme me ujrat nëntokësor, kështu që u detyruam ta bënim me pilota.
Edhe pse sot Galeria Kombëtare e Arteve është një kantier, projekti parashikon që të ruhen, disa nga detajet dhe hapësira identitare të godinës fillestare.
Olsi Plasa, kreu i DRTK, Tiranë: Pjesa origjinale rruhet struktura, forma e jashtme, shkallët edhe veshja e saj që do të ruhet i njëjti still siç ka qenë.
Sipas grafikut të punimeve, vepra e plotë e ristrukturimit dhe restuarimit të Galerisë, parashikohet të dorëzohet fund tetorin e vitit 2025. Menjëhere pas inagurimit, strukturimi dhe linja e ekspozitave do t’i përshatet statusit të ri të këtij institucioni i cili do të jetë, Muze i Arteve Pamore të vendit.
Tv Klan