Dalin nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, aty ku ruhen, mbi 17 vepra të artistëve të rëndësishëm pamor shqiptar.
Në eskpozitën e çelur në Galerinë FAB, tablo të mjeshtrave, Simon Rrotës, Abdurrahim Buzës, Vangjush Mios, Lumturi Blloshmit, Edison Gjergos etj, nuk rrinë vetëm por përkrah tyre qëndrojnë të ekspozuara rikrijimet e studneteve të artit që janë bazuar në tabolët origjinale.
Ekspozita quhet “Bashkëbisedim me Mjeshtrat” jo pa arsye, por se qëllimi kryesor është pikërisht përballja, njohja e artistëve të rinj, me piktorët e traditës, teknikën dhe kontekstin historik të zhvillimit të artit pamor në Shqipëri.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 29 Dhjetor në Galerinë FAB.
Tv Klan