Lajme Arkiva 2003

Votave kundër të opozitës dhe abstenimeve të përkrahësve të Ilir Metës në Parlament do tu shtohen edhe abstenimet e socialdemokratëve. Partia e Gjinushit pas humbjes së shpresave për një bashkëpunim mes socialistët qeverisës për zgjedhjet vendore të tetorit ka deklaruar se vota e deputetëve të saj nuk do të jetë pro kabinetit të ndryshuar të Nanos. Vota jonë do të jetë e bardhë ka thënë për Tv Klan Gaqo Apostoli.

Gaqo Apostoli: Natyrisht do të mbaj qëndrimin që kam mbajtur edhe në dekretimin e qeverisë Nano ku abstenuam. Qëndrimi jonë, konsiston edhe në faktin që Partia Socialiste, lidershipi i saj edhe njëherë e shkeli edhe marrëveshjen e re.

Ndërsa më tolerant në qëndrimin e tyre ndaj votës në parlament janë  treguar deputetët e bashkimit për të drejtat e njeriut. Me gjithë prishjen përfundimtare të aleancës parlamentare PBDNJ nuk do të bëhet pjesëtarë në krizë. Në këtë mënyrë Vangjel Dule i ka lënë shteg të lirë rihapjes së bisedimeve me Partinë Socialiste.

Ligoraq Karamelo: Ne nuk do të jemi shkaktar për të shkaktuar kriza ose të bëhemi shkaktar për të qenë me ata që do të shkaktojnë kriza ose probleme të mirëqeverisjes.

Ndërsa debati deri më tani nuk kanë qenë të pakta nuk është saktësuar ende dita e seancës parlamentare ku do të diskutohet dekreti i presidentit./tvklan.al