Veliaj: Tirana 2030, kryeqyteti dixhital i rajonit
Bashkia e Tiranës do të çelë javën e ardhshme garën për transformimin e piramidës. Lajmi u dha nga kryebashkiaku Veliaj teksa mori pjesë në ndarjen e çmimeve të edicionit të 8 të Albanian ICT Awards.
“Ne jemi në një fazë rekrutimi për qendrën tonë “Tumo”. Javën tjetër do të fillojmë me garën për Piramidën, por teksa bëjmë garën fizike për transformimin fizik të Piramidës, kemi marrë një vendim me aleatët tanë strategjikë, Fondin Shqiptar-Amerikan: do ta fillojmë punën duke përdorur sallat e konferencave dhe klasat tek stadiumi “Arena Kombëtare”, që këtë vjeshtë. Do jemi edhe ne një operator për të mësuar kodimin”.
Veliaj nuk e fshehu ambicien e tij se ku dëshiron ta shoh Tiranën në 2030.
“Ambicia për Tiranën në 2030 është të jetë kryeqyteti dixhital i këtij rajoni, në mos igjithë rajonit, të paktën i trevave shqiptare dhe ndoshta është e vetmja iniciativë që e ka arritur këtë lloj bashkimi kombëtar, pa burokraci, pa bujë, pa shumë llafe, por me një produkt konkret. Kjo është ambicia ime, shpresoj që është edhe ambicia juaj dhe mezi pres ta vazhdojmë këtë bashkëpunim sa më të gjatë”.
ICT Awards nisi edicionin 8-të me 7 Shkurt në Tiranë dhe shpalli në finale 7 fitues, nga një për çdo kategori.
Tv Klan