PSG-ja ka fituar Superkupën e Francës, pasi mposhti minimalisht Monacon në finale.
Skuadra e Luis Enriques ishte dominuese gjatë gjithë kohës, por golin e fitues e gjeti vetëm në minutën e 92-të.
Ishte Osmane Demebele, i cili shfrytëzoi në maksimum një asist të Fabian Ruiz, për ta dërguar topin në rrjetë dhe për t’i dhënë trofeun e parë sezonal skuadrës së tij.
PSG-ja e nis kështu vitin 2025 në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa synon të vazhdojmë me rezultatet pozitive. /tvklan.al