Kjo e Hënë rezervon finalen e Superkupës së Italisë, mes Interit dhe Milanit. Derbi do të luhet në Riad të Arabisë Saudite, ku dy ekipet synojnë me çdo kusht trofeun.

Megjithatë, përveç trofeut në këtë përballje luhet edhe për të milionat. Skuadra që triumfon, do të arkëtojë plot 9.5 milionë euro, ndërsa humbësja do të largohet me 6.7 milionë euro.

Një shtysë ekstra për klubet, sidomos në një periudhë merkatoje, ku të ardhurat janë shumë të rëndësishme.

Për të mbërritur deri në finale, Interi eliminoi Atalantën, ndërsa Milani mposhti Juventusin me përmbysje. /tvklan.al