Gazmend Bejtja: “Reperti klinik nuk shkon për dizenteri klasike, por për një gastroenterit të rëndë. Janë marrë mostra të feçeve nga pacientët qoftë nga Instituti i Shëndetit Publik, ashtu edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik e Beratit dhe është identifikuar mikroorganizmi i quajtur “shigela flekster” tip tre në 80% të mostrave. Situata, hetimi epidemiologjik tregon se mundësitë më të mëdha janë për një shpërthim të shigelozës me natyrë hidrike ku vektor ka qenë ujësjellësi i Poliçanit. Infrastruktura e vjetur e ujësjellësve tanë së bashku me faktin që nuk ka ujë 24 orë në tubacionet e ujësjellësve bën të mundur që të ketë ndotje të pashmangshme në ujin e ujësjellsave”./tvklan.al