Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Genc Pollo sekretari politik i Partisë Demokrate, prezantoi në Gjirokastër kandidatin e kësaj partie mjekun Robert Asqeriu. Në takim merrnin pjesë edhe anëtarët e kryesisë Petrit Kalakula dhe Tritan Shehu. Pollo tha në fjalën e tij se gjirokastritëve dhe të gjithë shqiptarëve, u kërkojmë votën, pasi nuk i kemi gënjyer ndonjëherë, siç bëri dje dhe sot Nano me paratë e piramidave.

Zotimet tona tha Pollo, janë të besueshme, të njerëzve të besueshëm, të një partie të besueshme. Sipas Pollos, PDr është forcë e mirëfilltë e qendrës së djathtë. Sot ju keni më në fund në dorë përfundoi Pollo, jo më, të keqen më të vogël, por të mirën më të madhe./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego