Lajme Arkiva 2003
Edi Rama është politikan jakobin, kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokrate të Re Genc Pollo në aktivin e partisë së tij në Tiranë.
Genc Pollo: Ka pak kësaj metamorfoze të fundit të një kapaterie ballkanik i vuri dhe shfaqja në rrugë më një sëpatë druvari për të zgjidhur një konflikt me institucionet dikastere të udhëhequra po nga PS-ja për të lënë pa sinjal ndër të tjera edhe një lagje të kryeqytetit.
Duke vijuar më tej sipas Pollos Bashkia e Tiranës është kthyer në një monument të konfliktit të interesave të ekonomisë së mbyllur e të multiskandaleve. Ndaj objektivi kryesor i kësaj partie mbetet largimi i Partisë Socialiste prej saj.
Kryetari i bashkisë, për kreun e reformatorëve nuk mund të mirëqeverisë pasi nuk plotëson kriteret bazë, siç janë transparenca në vendimmarrje, përdorimi i financave publike, si dhe vetë pasurimi në kurriz të taksapaguesve shqiptarë.
Pollo është shprehur në këtë aktiv se është i hapur të bashkëpunoj me Partinë Demokratike, por kriteret duhet të jenë të përcaktuara qartë. Kushti kryesor i vënë prej tij është mosbojkojtimi i institucioneve pas zgjedhjeve./tvklan.al