Një nga konkurrentet e spektaklit Love Story në TV Klan, Generda, ka folur së fundmi për konkurrencën dhe xhelozinë mes saj dhe vajzave të tjera.
Në një intervistë për programin “Daily Love Story”, ajo është pyetur nëse e ka ndjerë veten të disavantazhuar, teksa e ka mohuar një gjë të tillë.
Më tej ajo ka thënë me nota shakaje se mbase disa vajza në Love Story dëshirojnë ta ndajnë partnerin me shoqen.
Je ndjerë e disavantazhuar?
Unë e kam thënë që në intervistën e parë që kam shumë besim në vetvete dhe kështu që jam konkurrente e fortë.
Jo sepse unë pata mundësinë ta shoh Saimirin nga shtëpia dhe karakterin ia njeh edhe nga televizori. Të këqija nuk kam parë tek Saimiri sepse nuk më ka dhënë shkak që të mendoj që është sjellë keq, kurse për të mirat…shumë djalë i respektuar, i edukuar, më pëlqen pozitiviteti dhe ngrohtësia e syve të tij.
Po vajzat janë bërë xheloze për ty?
Këtë se di, pyeti pastaj. Kam bërë tifo për Enxhëllin, por tani që erdha unë, jam unë! Unë nuk kam shoqe këtu sepse unë nuk kam ardhur për shoqëri. Unë kam ardhur për Saimirin se shoqe kam plot atje ku jetoj.
Nuk ndahet një djalë me një shoqe. Ndoshta vajza të tjera mund ta pëlqejnë këtë, por jo unë./tvklan.al