SPAK kërkon të marrë dëshminë e ish-ministrit të Mbrojtjes për ngjarjen

Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu u ka bërë thirrje të gjithë dëshmitarëve të thirrur në gjyqin për Gërdecin, të mos heshtin dhe të shmangin çdo manipulim që është bërë deri tani.

“I bëj thirrje që gjithsecili të vijë dhe të mbajë qëndrimin për të drejtën e tyre dhe të mos zgjedhin pozicionin e heshtjes. Do të ishte më mirë që me dëshmitë e tyre të hedhin dritë për të shmangur çdo manipulim që është bërë nga grupe apo interesa të ndryshme politike.”


Mediu tha për mediat se ka 16 vite që pret të pyetet, por Prokuroria nuk e ka bërë këtë gjë.

“Unë kam pritur mbi 16 vite të pyetëm nga Prokuroria, dhe Prokuroria e ka pasur të gjithë mundësinë të pyesë po asnjëherë nuk ka denjuar të pyesë”, tha ai.

Në datën 29 janar Ministria e Drejtësisë ka dërguar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës letërporosinë me pyetje për drejtuesin e kompanisë SAC, Patrik Henri dhe përfaqësuesit e tjerë.

Klan News