Gert Bogdani: “Kryetari me korrespondencë i bashkisë së Tiranës, i cili pas parave që fsheh është më i pasur se çdo gjë tjetër edhe në nickname, pra emra nofkë, emrin më të fundit e ka Mr.Betoni. I deklaroi qytetarëve të Tiranës para disa ditësh se në Tiranë janë rritur sipërfaqet e gjelbra me 30%. Kjo deklaratë nuk ka nevojë për shumë koment pasi është një diçka shumë e prekshme nga banorët e qytetit tonë. Është diçka që ata e shohin në jetën e përditshme. Shembulli më konkret është kjo zonë e ish-Ekspozitës,që ka qenë një nga lulishtet më të mëdha të Tiranës dhe sot është vetëm me pallate dhe vetëm e betonuar. Përsa i përket planit rregullues të zonës E ishte një plan ku ishin tre studime nga studio prestigjioze të aprovuara dhe nga publiku i gjerë, por që juria i rrëzoi. I rrëzoi sepse shfrytëzuesit apo ndërtuesit ishin pjesë e jurisë dhe padiskutim që këto plane përmbanin shumë hapësira të gjelbërta, gjë që në mënyrë absolute nuk i intereson zotit Rama.”/tvklan.al