Gerti Bogdani: “Zoti Rama me zëdhënësin e tij të parë, Erion Braçen, korrierin e Dondollakut, por dhe borxhliun e madh të Kadrovskit, pasi iu servir shqiptarëve viktimën e aksidentit si të vrarë vazhdon sulme stihike kundër investimeve dhe investitorëve të huaj në Shqipëri. Kështu sot korrieri i mafies, Erion Braçe, me porosi të zotit Rama etiketoi biznesmenin dhe qytetarin e lirë anglez me origjinë boshnjake, Damir Fazlliç, mbi 30 herë si kriminel për fajin e vetëm të tij se zoti Fazlliç së bashku me BG&R kontribuuan në shembjen e sistemit kleptokratik socialist dhe pushtetit të Dondollakëve dhe Braçeve në Shqipëri. Në këtë betejë zoti Rama ka angazhuar pseudo analistë, të cilët nuk mund të presin më gjoba në këtë vend. Ka angazhuar mediat e tij të akuzuara nga raportet ndërkombëtare si perandori droge në kohën e pushtetit socialist dhe ka ngritur një mal shpifjesh dhe trillime, të cilat do të përfundojnë si mitingu që organizoi për të shpallur të vdekurin aksidentalisht si të vrarë. Shqiptarët çdo ditë e më shumë po e shikojnë fytyrën e re dhe të vërtet të zotit Rama, e cila dy muajt e fundit ka servirur si alternativë të vetme të politikës si të re, mitingun përqendruar vdekjen aksidentale si vrasje, intervista me simbolet famëkeqe të Enver Hoxha dhe tani së fundmi luftën kundër investimeve dhe investitorëve të huaj në Shqipëri që të mund të krijojë hapësirë për falangat e mafies, por që nuk na ndodh asnjëherë në këtë vend”./tvklan.al