Dikur një ISH në pankinë, tashmë si një tifoz special do të ndjek me tepër emocione 90 minutëshin e 15 Qershorit në Dortmund. Gianni de Biasi po pret me padurim zbritjen në fushë të dy kombëtareve, Shqipërisë që e ka drejtuar për gjashtë vite, e ku realizoi ëndrrën më të madhe kualifikimin në Europian dhe Italisë, kombëtaren e tij të zemrës.
Një sfidë ku përplasen dy periudha të veçanta për 67-vjeçarin, i cili rikthehet të flas me superlativa për kombëtaren kuqezi. Në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, tekniku ka paralajmëruar Italinë që të mos nënvlerësojë askënd.
“Shqipëria është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar. Spalletti e di mirë këtë. Ne jemi favorit. Në mesfushë Asllani dhe Ramadani dinë të ndalojnë dhe të qarkullojnë topin. Janë një motorr në fushë. Armando Broja ka cilësi të mëdha edhe fizike, e mund të shfrytëzojë çdo mundësi edhe në hapësira të vogla. Asani dhe Seferi garantojnë goditje spektakolare nga jashtë zonës. Kushtojini vëmendje tifozëve të tyre: të shtunën në Dortmund do të ketë mijëra shqiptarë entuziastë”.
Kjo do të jetë hera e pestë që dy kombëtare masin forcat me njëra-tjetrën, me bilancin që flet në favor të Italisë me 4 fitore. Emocionet e 51 ndeshjeve të kampionatit Europian do të vijnë falas dhe ekskluzivisht në TV Klan.
Klan News