Kur në Romë u ndërtua ajo që duket si një pishinë në oborrin e shtëpisë përballë shatërvanit të famshëm Trevi, ku turistët të hidhnin monedhat e tyre ndërkohë që monumenti është duke u rikonstruktuar, reagimi ishte i shpejtë dhe brutal.

Zyrtarët e qytetit kanë konfirmuar se pishina është ndërtuar kryesisht për të mbrojtur punëtorët brenda shatërvanit të zbrazur nga goditja me monedha.

“Pishina sigurisht që është e përkohshme dhe po përdoret për të mbledhur monedhat e hedhura nga turistët”, tha për CNN Claudio Parisi Presicce, mbikëqyrës për trashëgiminë kulturore.

Ndërkohë, komentuesit në rrjetet sociale kanë shpërthyer në kritika për ndërtimin e ri duke u quajtur me lloj-lloj termash si “banjë këmbësh” apo një “pishinë e vogël ku fëmijët urinojnë”. Disa të tjerë e përshkruajnë atë si “gjënë më të trishtueshme që kanë parë në Itali për aq kohë sa mbajnë mend”.

Legjenda thotë se nëse hedh një monedhë mbi supe në shatërvan, kjo siguron një kthim në Romë. Dy monedha do të thotë se do të biesh në dashuri me një italian tërheqës dhe tre monedha do të thotë se do të martohesh me atë person. Legjenda të tjera priren drejt nderimit të perëndive të ujit.

Rinovimi i shatërvanit historik prej 300,000 Euro që filloi në fillim të Tetorit pritet të përfundojë pikërisht në kohën e duhur për festimet e vitit të ri 2025./tvklan.al