Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Arka e vjedhur e bashkisë së Laçit me dy milion lekë rreth dy javë më parë është gjetur nga forcat e policisë e boshatisur vetëm me faturat e tatimeve në fshatin Fushë Milot të rrethit të Kurbinit. Uniformat blu kanë ndaluar Vath Tafën, të zotin e shtëpisë, ku u gjend edhe kasaforta. Lekët ishin marrë duke u prerë çelësi i saj me sharrë.
Ndërkohë sipas burimeve nga policia e Kurbinit, Tafa është shprehur, se arkën e gjetur në breg të lumit Mat, midis disa shkurreve dhe më pas e ka marrë në shtëpi. I arrestuar deri tani për grabitjen e dy milion lekëve është vetëm roja i godinës së bashkisë së Laçit, Gëzim Keraj./tvklan.al